-7.6 C
Sterling Heights
31/12/2025, 5:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Abdixhiku: Ndalimi i punimeve për ndërtimin e “Rrugës A” çmenduri, gjykatësja motra e deputetes në pushtet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAbdixhiku: Ndalimi i punimeve për ndërtimin e “Rrugës A” çmenduri, gjykatësja motra...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si çmenduri vendimin e Gjykatës Komerciale për të bllokuar punimet e ndërtimit të “Rrugës A” në kryeqytet.

Abdixhiku ka thënë se punimet kanë mbetur në gjysmë për shkak të një gjykatëse e cila është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, i pari i LDK-së është shprehur se kryeqyteti ka mbetur pa projektin më të madh kapital.

Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot. Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me kapje e familjarë”.

Abdixhiku në fund ka paralajmëruar se “Rruga e Re dhe Rruga A nuk do të ndalen”.

“Prishtina dhe Kosova do të bëhen!”, ka përfunduar ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img