13.3 C
Sterling Heights
14/10/2025, 0:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Administrata Trump nis fushatë ligjore ndaj Fondacionit “Open Society”: thirrje për hetime në nivele federale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeAdministrata Trump nis fushatë ligjore ndaj Fondacionit “Open Society”: thirrje për hetime...

Administrata e presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një hap agresiv ligjor ndaj Fondacionit Open Society, organizatë e financuar nga miliarderi George Soros. Zëvendës-prokurori i përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë te disa zyra të prokurorëve federalë për të shqyrtuar akuzat kundër degëve të këtij fondacioni, duke i vendosur ato në vijën e parë të hetimeve federale. 

Detajet kryesore të direktivës

Zyra e Todd Blanche ka dërguar letrën drejtuar zyrave të Prokurorëve të Shteteve të Bashkuara në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland, dhe u është kërkuar që të përgatisin plane hetimore për Fondacionin Open Society.  Direktiva sugjeron disa lloje akuza që mund të shqyrtohen nga prokurorët, përfshirë arson (zjarrvënie), mashtrim me linjat e telekomunikacionit (wire fraud), racketeering ( shantazh), dhe mbështetje materiale për terrorizëm (material support for terrorism). 

Pse është i nevojshëm ky hetim

Prej vitesh, Fondacioni i Sorosit është kritikuar për financimin e grupeve dhe lëvizjeve që nxisin trazira politike dhe sociale në vende të ndryshme, përfshirë edhe SHBA. 

Dokumenti referohet një raporti nga organizata Capital Research Center, e cila pretendon se Open Society ka dhënë mbi 80 milionë dollarë për grupe që lidhen me veprime ekstremiste në Shtetet e Bashkuara.  Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë ka refuzuar të konfirmojë apo mohojë në mënyrë direkte ekzistencën e një hetimi, por ka deklaruar se “do t’i shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore” në rast se organizata “komploton për të kryer akte dhune apo shkelje federale të ligjit”. Në këtë kontekst, një hetim i plotë dhe i paanshëm nuk është vetëm i arsyeshëm, por i domosdoshëm për të sqaruar nëse fondet janë përdorur në mënyrë të ligjshme apo për qëllime destabilizuese.

Reagimi i Open Society dhe kritikat politike

Fondacioni Open Society ka reaguar menjëherë, duke i quajtur akuzat “aktivitet politik të motivuar”, që kanë për qëllim heshtjen e shoqërisë civile dhe shkeljen e së drejtës së fjalës sipas Amendamentit të Parë. Në një deklaratë OSF thekson se aktivitetet e saj janë paqësore dhe ligjore, dhe se nuk ka financuar asnjë veprim terrorist. 

Por kjo mbrojtje nuk e përjashton nevojën për transparencë. Nëse fondacioni është i pastër, hetimi do ta vërtetojë këtë dhe do t’i japë fund dyshimeve të shumta.

Nga ana tjetër, administrata Trump është zotuar të ndjekë me vendosmëri çdo organizatë që dyshohet se përdor fonde për të minuar rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Presidenti Trump ka premtuar për një ofensivë kundër grupeve që, përdorin fondet për aktivitete radikale.  Kjo nismë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur kontrollin qeveritar mbi organizatat që veprojnë në fushat e drejtësisë shoqërore, politikës dhe aktivizmit. 

Ky hetim mund të shërbejë si precedent i fortë për mënyrën se si SHBA do të trajtojë në të ardhmen organizatat joqeveritare me financime të dyshimta. Transparenca mbi burimet e fondeve dhe përdorimin e tyre nuk duhet parë si sulm ndaj shoqërisë civile, por si një garanci që demokracia nuk keqpërdoret nga interesa të fshehta politike apo ekonomike.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img