Përgëzime për Lindon V. Gjelaj dhe zgjedhjen tuaj si kryetar i Komunës së Tuzit, dhe për ata që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. Diaspora mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Komuna e Tuzit – Opština Tuzi për të ndërtuar një të ardhme drejt prosperitetit për të gjithë qytetarët.
Besojm dhe shpresojm se mandati juaj do të jetë në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve të cilët i sipërfaqësoni dhe me punën tuaj dhe të ekipit të përbashkët do të vëndosni për të mirën e Malësisë tonë.
Gjithashtu shpresoj se do të formoni qëndrën e veprimeve administrative për të adresuar brengat e Diasporës mbi organizimin dhe fragmentinin ekonomik dhe politik të saj, sipërfaqësimin në përfshirjen e zhvillimit të qeverisjes së Komunës së Tuzit, komunikimin me autoritetet perkatëse dhe përkrahja në fushat problematike të institucioneve të ndryshme dhe bashkpunimin me investitor potencial nga Diaspora.
Sepse, duke ditur se 3/4 e popullatës së Malësisë gjindën në diasporë atëherë krijimi I politikave të përshtatshme me Diasporën dhe statusin e saj ka një rëndësi të veçantë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zvoglimin e shpërpjestimeve makroekonomike të Malësisë. Nëpërmes zbatimit të politikave të tilla, diaspora mund të kontribuoj në mënyrë më efikase në ngritjen e kapitalit financiar, në rritje ekonomike dhe në krijimin e vendeve të reja pune në Malësi.


