-7.1 C
Sterling Heights
01/01/2026, 20:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Agron Dedivanaj:Vijmë për të festuar,fitorja e Forumit Shqiptarë është ekzistenca jonë në Malësi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAgron Dedivanaj:Vijmë për të festuar,fitorja e Forumit Shqiptarë është ekzistenca jonë në...

Sekretari i shoqatës “Jehona e Malësisë”,Argon Dedivanaj përmes një statusi në Facebook,ka bërë të ditur ardhjen masovike të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 5 Marsit në Malësi.

Fitorja e Forumit Shqiptarë është vazhdimi i punëve të mira për Malësinë,për ekzistencën tonë,ka theksuar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Shqiponja nuk e harron folenë. Nga Amerika po nisemi, drejt vatrave tona, drejt bjeshkëve e maleve tona, drejt fushave dhe shtëpive tona, për të fituar, me 5 Mars, me numrin 5.

Ne po vijmë, për fitore. Malësia është gati për fitore, në Tuzin tonë, si asnjë herë më parë, fitore plebishitare, fitore të madhe, ashtu siç e kemi zemrën e bashkuar me “Forumin Shqiptar”.

Fitorja është vazhdim i punëve të mira, fitorja është ekzistenca jonë në Malësi, fitorja është vullneti ynë të qeveriset nga ne, për ne, si gjithmonë, për Tuzin, për Malësinë, për numrin 5, me 5 Mars. Fitore!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img