0.7 C
Sterling Heights
29/12/2025, 6:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ahmeti: Lufta e UÇK ishte e pastër, uroj lirim të shpejtë për çlirimtarët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAhmeti: Lufta e UÇK ishte e pastër, uroj lirim të shpejtë për...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka komentuar ngjarjen e sotme “Marshi për Drejtësi” i cili u mbajt në Prishtinë.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti shkruan se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe një kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb.

Statusi i plotë:

Sot mbarë kombi u bë bashkë për drejtësi dhe përbtë kërkuar lirimin e menjëhershëm të bijve të vet që i dolën në mbrojtje atdheut të tyre nga kthetrat e okupimit serb.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e bashkëveprimtarëve të mi ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb, veprim ushtarak që kishte përkrahjen e madhe të botës perëndimore, ashtu siç sot e ka dhe Ukraina kundër okupimit rus.

Uroj lirimin sa më të shpejtë të tyre dhe ti presim kështu si sot në numër kaq të madh, ashtu siç e meritojnë.

LIRIA KA EMËR!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img