-10.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 4:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Aksi Fier-Vlorë tërësisht i rehabilituar redukton trafikun

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaAksi Fier-Vlorë tërësisht i rehabilituar redukton trafikun

Në aksin rrugor Fier-Vlorë kanë përfunduar punimet dhe tashmë kjo rrugë e rehabilituar plotësisht, përmbush të gjithë parametrat e sigurisë rrugore, duke lehtësuar fluksin e shtuar të qarkullimit drejt jugut të vendit në këtë sezon veror.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi këtë aks rrugor, tashmë i rehabilituar plotësisht në të gjithë gjatësinë e tij, tha se “kjo rrugë, krahas bajpasit të Fierit, shërben si një aks alternativ për qarkullimin e makinave dhe reduktimin e fluksit të shtuar të trafikut, veçanërisht në sezonin veror”.

Gjithashtu, theksoi Balluku, përfundimi i rikonstruksionit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë, që ka shkurtuar 5 km rrugë, duke hequr kthesat e rrezikshme, i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës.

Ajo tha se, “aksi Fier-Vlorë është zgjeruar nga 6, në 8 metra dhe lidhet me bajpasin e Vlorës dhe vijon me rrugën Transballkanike, për të gjihë ata që duan të udhëtojnë në Vlorë apo jugun e vendit”.

Ministrja informoi se, në kuadër të punimeve të realizuara është kryer rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave, duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

Rruga e re ofron jo vetëm lehtësim të trafikut, komoditet udhëtimi por edhe panoramë të mrekullueshme të natyrës dhe gjeografisë që ofron jugu i Shqipërisë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img