-10.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 5:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Aksi Palasë – Dhërmi, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson lëvizjen për vizitorët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaAksi Palasë – Dhërmi, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson lëvizjen për...

Aksi Palasë–Dhërmi brenda pak ditësh do të jetë i hapur në të gjithë gjatësinë e tij për banorët e zonës dhe pushuesit gjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga punimet në segmentin e dytë të aksit Palasë–Dhërmi.

“Në segmentin 2 të këtij aksi po kryhen punimet e fundit, ndërsa në segmentin 1 po hidhen shtresat finale të asfaltit. Një rrugë që shkurton kohën e udhëtimit, rrit parametrat e sigurisë dhe lehtëson lëvizjen për të gjithë vizitorët”, tha Rama.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi dy ditë më parë punimet në këtë segment.

“Pjesa e trasesë është punuar dhe është bërë gati për të ndërtuar pedonalen, aty ku të gjithë mund të shëtisin gjatë ditës apo natës, duke pasur parasysh që ka dhe njerëz që duan të bëjnë sport, të bëjnë vrap, por edhe një korsi biçikletash për të gjithë ata që dëshirojnë që ta bëjnë këtë pjesë që është panoramike edhe me biçikletë”, tha Balluku.

 

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit. Është një rrugë e kategorisë C 2 me një reliev panoramik dhe gjithashtu ka dy vepra arti, urën në hyrje të Palasës dhe një urë të vogël afër kilometrit të dytë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img