
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje në lidhje me operaconin ndaj zyrtarëve të AKSHI, ku u lëshuan 8 masa sigurie. SPAK bën me dije se Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirilda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta dhe Erion Ismaili, vepruan kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.


