29.3 C
Sterling Heights
03/07/2024, 21:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, mësoni parashikimin e motit për sot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeAlternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, mësoni parashikimin e motit për sot

Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndimdhe pjesërisht në perëndim të vendit. Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 29°C

në zonat e ulëta 18 deri 33°C

në zonat bregdetare 21 deri 32°C./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img