Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e Ngarkuara me Punë, znj. Anu Prattipati, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes Thaçi, znj. Prattipati theksoi dhembjen e thellë për këtë humbje dhe shprehu mbështetjen e saj për familjarët e të ndjerit. Ajo uroi që familja të gjejë forcë dhe ngushëllim në kujtimet e ndara dhe në mbështetjen e atyre që i rrethojnë.
Haxhi Thaçi u varros në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga Kosova dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Për fat të keq, ish-presidentit Hashim Thaçi nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Ambasada Amerikane qëndron pranë familjes Thaçi në këto momente të dhimbshme, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për ta.
Foto nga Google Images


