Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot një “Worldwide Caution” — një mesazh zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit — duke bërë thirrje për vëmendje dhe kujdes te qytetarëve amerikanë neper bote. Ky paralajmërim vjen në kontekstin e tensioneve të rritura globale, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme, dhe këshillon amerikanët që të jenë vigjilentë për demonstrata, incidente të dhunshme ose sulme të mundshme kundër interesave amerikane.
Në njoftim, Ambasada thekson rëndësinë e ndjekjes së lajmeve lokale, ruajtjes së kontakteve të rregullta me zyrat konsullore dhe regjistrimit në SMART Traveler Enrollment Program (STEP), për të marrë informacion në kohë reale në rast emergjencash. Gjithashtu, rekomandohet që amerikanët të mos udhëtojnë pa kujdes, të mbajnë profil të ulët, dhe të jenë të përgatitur për ndryshime ose ndërprerje të papritura në shërbime konsullore.
“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.”

Ky mesazh tregon për masivizimin e masave të qeverisë amerikane për të mbrojtur shtetasit e saj jashtë vendit, sidomos gjatë periudhave të tensionuara ndërkombëtare. Ambasada në Tiranë mbetet në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje të shpejtë duke iu përgjigjur çdo nevoje emergjente të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.
Foto nga U.S. Embassy Tirana
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


