Në zyrat e Lëvizjes Demokratike sot kishim një vizitë tejet të rëndësishme nga Ambasadori 🇦🇱 i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka dhe kjo ishte vizita e parë që ai na e bëri dhe na përuroi për themelimin e partisë.
Ishin shumë tema që diskutuam me Ambasadorin Reka, por mbi të gjitha u ndaluam te thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, që padyshim do të na ndihmonte edhe në avancimin e prioriteteve kryesore.
Shkëlqesinë e tij e informova edhe për rrugën që ka paraparë ta trasojë Lëvizja Demokratike e ku bënë pjesë bashkëpunimi i fuqishëm me Republikën e Shqipërisë.
Ambasadorin Reka e informova që në Republikën e Maqedonisë së Veriut tanimë ka dy blloqe politike dhe se ne do të funksionojmë si pjesë e Frontit opozitar shqiptar dhe se qytetarët e dojnë ndryshimin.
Me ambasadorin shqiptarë biseduam edhe për Veriun e Kosovës e informova për mbështetjen e fuqishme që ja japim Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës, por gjithashtu e informova edhe për vizitën e djeshme që kishim në Ambasadën e Kosovës në Shkup dhe takimin me ambasadorin Florian Qehaja.
Për në fund e falënderova ambasadorin Reka për vizitën dhe u zotuam që do të jemi në vij të komunikimit të vazhdueshë me shtetin shqiptar.


