-3.7 C
Sterling Heights
29/12/2025, 19:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

ames O’Brien emërohet Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetames O’Brien emërohet Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane

Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

O’Brien ka fituar besimin e 67 senatorëve amerikan kundrejt 31 që ishin kundër kandidaturës së tij.

Kujtojmë se ai ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 1999.

 

Që nga viti 2022, O’Brien punon si shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën e ambasadorit, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, O’Brien më parë shërbeu në dy administrata amerikane, si i dërguar special presidencial.

Ai shërbeu si këshilltar i lartë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe i dërguar i presidentit për Ballkanin. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img