-10.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 5:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

AQSHF Restauron Filmin Ikonë “Ngadhnjim mbi Vdekjen”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureAQSHF Restauron Filmin Ikonë “Ngadhnjim mbi Vdekjen”

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka njoftuar restaurimin e filmit ikonë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, 58 vite pas realizimit të tij. Ky film, prodhim i vitit 1967, është vepër e dy regjisorëve të njohur, Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, dhe skenaristit Peçi Dado.

Filmi është restauruar në formatin 4K nga Augustus Color, duke rikthyer shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit. Ky proces restaurimi ka rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në Shqipërinë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur vendi ishte nën pushtimin nazist. Gjermanët kapin dy vajza të reja dhe i torturojnë ato për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund, ato ekzekutohen duke u va.rur në litar në mes të qytetit për të trembur dhe terrorizuar popullin. Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, të interpretuara nga Eglantina Kume dhe Edi Luarasi.

Premiera e filmit të restauruar do të bëhet në kinema Millennium më 25 Mars. Ky restaurim është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kinematografike shqiptare, duke i dhënë mundësinë brezave të rinj të shijojnë një nga veprat më të rëndësishme të kinematografisë sonë.

Foto nga Google Images


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img