Ish konkurentja e Big Brother Vip Arjola Demiri së fundi ka zgjedhur të reagojë kundrejt komenteve që Luiz Ejlli ka bërë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Gjatë një bisede me një konkurente tjetër ai është shprehur se konkurentja Efi po bën një viktimizim si ai që ka përdorur Arjola në BBVA 1.
Gjithashtu Luizi e ka përmendur dhe herë të tjera aktoren e njohur të Portokallisë duke pretenduar se ai njeh ish – bashkeshortin e saj dhe se ajo ka gënjyer në lojë për interesat e saj.
Arjola duke shkëputur një klip të Luizit ka shkruar në InstaStory-in e saj:
“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara.
Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale. Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde. Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”.


