-3.3 C
Sterling Heights
07/12/2025, 19:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut shkakton debat në Kuvend

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetArrestimi i kryeshefit të KEK-ut shkakton debat në Kuvend

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me debate lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Opozita e ka quajtur skandal të madh një gjë të tillë, derisa ka akuzuar pushtetin se po ndërhynë në sistemin e drejtësisë, duke iu referuar deklaratave të djeshme të bëra pas zhvillimeve që ndodhën në KEK.

Partia Demokratike në nisje të seancës kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK.

Por kjo kërkesë e tyre nuk mori mbështetje nga deputetët.

Seanca është duke vazhduar dhe Telegrafi do të t’ju mbajë të informuar për më të rejat. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img