0.8 C
Sterling Heights
06/12/2025, 15:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetArsovska në Stamboll nënshkroi ratifikimin për Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj...

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në Stamboll të Turqisë në Asamblenë e 52-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Evropian, zyrtarisht nënshkroi ratifikimin për mbajtjen e Lojërave Olimpike Evropiane për të Rinj në Shkup 2025 me menaxhmentin e Komitetit Olimpik Evropian dhe Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Më shumë se 4000 sportistë të rinj nga 50 vende evropiane pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj në Shkup, të cilët do të garojnë në 14 sporte olimpike.
– Është një nder i veçantë për ne që të presim një ngjarje kaq të njohur sportive ndërkombëtare. Ne po punojmë shumë për të konfirmuar se Shkupi është gjithmonë një mikpritës i mirë dhe një organizator i shkëlqyer, dhe kjo ngjarje e njohur sportive ndërkombëtare është një tjetër mundësi e madhe për afirmimin dhe promovimin e qytetit tonë si destinacion sportiv dhe kulturor. – tha Arsovska.
Kryetarja Arsovska theksoi se organizimi i manifestimit është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer me mbështetjen e BE-së për të investuar në përmirësimin e objekteve dhe infrastrukturës sonë, e cila do të përmirësojë kushtet për sport për brezat e rinj të sportistëve të suksesshëm. Pas përzgjedhjes së Qytetit të Shkupit si Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vit 2028, ky është një tjetër sukses i madh për qytetin. Qyteti i Shkupit si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar vazhdon të punojë në realizimin e zotimeve dhe përcaktimeve programore për realizimin e projekteve që janë pjesë e programit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img