0.5 C
Sterling Heights
28/12/2025, 7:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Arsyeja pse s’duhet ta vendosni shalqirin në frigorifer

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetArsyeja pse s’duhet ta vendosni shalqirin në frigorifer

Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh. Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese.

Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusin në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm.

Prandaj, shalqinjtë duhet blerë aq sa keni llogaritur që do t’i hani dhe duhet konsumuar menjëherë.

Është i pasur me gjëra të shumta ushqyese si p.sh., vitaminat A dhe C, betakaroten, likopen, hekur, zink dhe shumë minerale të tjera.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img