-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Arsyet pse djersitni gjatë natës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteArsyet pse djersitni gjatë natës

Nëse keni djersitje gjatë natës, me siguri jeni të njohur me zgjimin e zhytur në djersë. Ju ndoshta keni menduar se kjo është një gjë normale.

Këtu janë disa gjëra që mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës:

Pirja para gjumit
Pirja e një ose dy pije në mbrëmje mund të duket relaksuese, por mund të çojë në rritjen e temperaturës së trupit  dhe rrjedhimisht në djersitje.

Teksa alkooli shpesh përmendet si një “depresant”, ai relakson rrugët e frymëmarrjes, të cilat mund ta bëjnë frymëmarrjen më të vështirë. Përveç kësaj, ai gjithashtu vepron si një stimulues në atë që çon në rritjen e rrahjeve të zemrës. Të dyja këto mund të rrisin temperaturën e trupit tuaj.

Nëse vuani nga djersitjet gjatë natës, rekomandohet kufizimi i alkoolit para gjumit.

Niveli juaj i stresit
Nëse ndiheni të shqetësuar ose të stresuar, me siguri keni përjetuar frikën që vjen me përpjekjen për të fjetur.

 Rrobat e gjumit dhe ambienti juaj i gjumit
Të gjithëve u pëlqen një ambient komod gjumi. Por, ndonjëherë, ekziston një vijë hollë ndarieje midis të qenit komod dhe mbinxehjes.

Medikamentet që po merrni
Disa medikamente mund të ndikojnë në pjesët e trurit tuaj që kontrollojnë temperaturën e trupit ose gjëndrat tuaja të djersës. Kjo do të thotë se këto medikamente gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Llojet e medikamenteve që lidhen me djersitjen e natës përfshijnë:

Ilacet kundër depresionit
Barnat e terapisë hormonale
Ilaçet për hipertension
Ilaçet për hipoglikeminë

Foto marë nga Women’s Health.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img