-2 C
Sterling Heights
06/12/2025, 4:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Artan Lame thirrje Bajram Begajt: Regjistroni godinën e presidencës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetArtan Lame thirrje Bajram Begajt: Regjistroni godinën e presidencës

Artan Lame thirrje Bajram Begajt: Regjistroni godinën e presidencës

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave. Ai deklaroi se sot për sot presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten ndërsa shtoi se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin. “Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar. Presidenti i asaj kohe bëri një dalje duke thënë se ishin vjedhur pronat e presidencës, por ajo vjedhje është bërë sepse presidenca nuk ishte regjistruar. I bëj thirrje presidencës të aplikojë në E-Albania për të regjistruar pronën e tyre”, u shpreh Lame.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img