-9.1 C
Sterling Heights
18/01/2026, 21:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Avantazhi” i Kiarës/ Klea Huta revoltohet me produksionin e “BBV”: E shëmtuar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz“Avantazhi” i Kiarës/ Klea Huta revoltohet me produksionin e “BBV”: E shëmtuar!

Si lidere e shtëpisë, Kiara Titos mbrëmjen e djeshme (7mars) iu dha një avantazh në lojë.

Moderatorja pati mundësi të merrte informacion nga jashtë, si ishte interpretuar loja e saj deri tani në “BBV”.

Produksioni kishte përgatitur për të një klip me disa nga titujt e lajmeve që kanë qarkulluar këto kohë në lidhje me të dhe situatat që është përfshirë brenda shtëpisë. Pjesë e klipit ishte edhe reagimi i Efit në lidhje me “dhunën” që u konsiderua situata e saj me Luizin tek lavamani.

Po ashtu edhe reagimet e fundit të Kejvina Kthellës nuk munguan.

E gjitha kjo përnjëherësh ishte si një tronditje për Kiarën, e cila doli shumë e prekur nga dhoma e rrëfimit.

Në lidhje me këtë avantazh, pra informacionin që iu dha nga jashtë ka reaguar edhe shoqja e Kiarës, Klea Huta. Kjo e fundit me anë të një postimi në Instastory, ka shprehur revoltën e saj për klipin që iu servir Kiarës, duke e cilësuar një përmbledhje të shëmtuar.

Përpos kësaj, Klea ka ndarë në Instagram edhe kuptimin e fjalës avantazh në fjalor. Duke dashur të tregojë që kjo fjalë do të thotë një përfitim, një epërsi dhe jo një goditje që sipas saj iu bë Kiara Titos./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img