Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, është shprehur i bindur se nuk do të zbatohet vendimi i Qeverisë për rritje të pagës
. Ai në emisionin “Konfront” të mërkurën, ka thënë se kjo nuk ka mundësi të zbatohet në sektorin privat.
“Le të më garantoj dikush se nga 1 tetori do të respektohet kjo për pagë minimale 350 euro. Absolutisht jo. Nuk ka mundësi”, ka thënë Azemi.
Ai ka hedhur dyshime edhe për projektin e Qeverisë “Superpuna”. Sipas tij, kjo fushatë e Qeverisë nuk ka dhënë rezultuar “I kemi disa biznese që familjarët e tyre i kanë paraqitur, e që me herët nuk ishin të lajmëruar”, ka thënë ai.
Haliti: Me ikje të qytetarëve po përballen edhe vendet e tjera në rajon, Kosova qëndron më mirë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se asnjëherë nuk e kanë mohuar ikjen e një pjesë të qytetarëve nga Kosova për të punuar dhe jetuar.
Por sipas tij me këtë problematikë nuk është përballur vetëm Kosova. “Janë përballur edhe përballen të gjitha vendet e rajonit, deri në Kroaci. Edhe Kroacia e ka të njëjtin problem, me të njëjtin problem është përballur edhe Shqipëria, edhe Maqedonia, edhe Serbia, të gjitha vendet e rajonit janë përballur me këtë fenomen të ikjes së qytetarëve për një punë ose jetë më të mirë, se kemi mohuar asnjëherë”, ka deklaruar Haliti.
“Bullgaria, Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria këto shifra i kanë shumë, shumë më të larta në raport me numrin e popullsisë që e kanë”, ka theksuar Haliti.


