Ju ndodh shpesh që blini banane dhe, para se të arrini t’i hani, ato marrin ngjyrë të kafenjtë dhe kalben?
Bananet kalben nëse lihen shumë gjatë në temperaturën e dhomës ose vendosen në ballkon ku ekspozohen ndaj ndryshimeve të mëdha të temperaturës.
Kalbja mund të parandalohet me një truk të thjeshtë – duke i mbështjellë bananet me folie dhe duke i ruajtur në frigorifer, transmeto Telegrafi
Është edhe më efektive të mbështillni çdo banane veçmas së bashku me kërcellin, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e tyre me rreth shtatë ditë.
Nëse nuk ju pëlqen të hani banane të ftohta, thjesht hiqni një më herët dhe lëreni në temperaturën e dhomës për rreth 20 minuta.
Nëse e keni prerë një banane në feta, mënyra për ta mbajtur të freskët deri në një ditë e gjysmë është ta zhytni në lëng limoni dhe këtë është mirë ta bëni edhe kur vendosni banane në ëmbëlsira për të mos marrë ngjyrë të kafenjtë. /Telegrafi/


