-5.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 16:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaBanka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të...

Banka e Shqipërisë pritet të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e ditës së enjte.

Sipas burimeve të Monitor, ky vendim është i motivuar në një masë të madhe nga shqetësimet e lidhura me stabilitetin financiar në nivel global dhe efektet e mundshme, kryesisht psikologjike, që ky moment mund të sjellë në Shqipëri.

 

Gjatë muajit mars, sektori bankar në SHBA u përball me falimentimin e një banke relativisht të rëndësishme, Silicon Valley Bank, ndërsa pak ditë më vonë tregjet financiare u trazuan nga kriza e radhës e bankës zvicerane Credit Suisse, që çoi në shitjen e imponuar të saj tek banka tjetër zvicerane, UBS.

 

Në fakt, ekspertët mendojnë se zhvillimet e mësipërme nuk kanë lidhje direkte me njëra-tjetrën dhe për momentin nuk ka shenja të një krize më të gjerë të tregjeve bankare dhe financiare. Por, sidoqoftë, shqetësimet për efektet e mundshme psikologjike tek tregjet dhe konsumatorët ngelen.

 

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore Europiane vendosi në mesin e muajit mars të vazhdonte me rritjen e normave të interesit në masën 0.5%, ashtu siç kishte paralajmëruar në shkurt.

 

Por, ndryshe nga sa kishte ndodhur në mbledhjet e fundit, BQE-ja u tregua e rezervuar për të dhënë orientime të ngjashme lidhur me vendimmarrjet e ardhshme (forward guidance).

 

Fakti që BQE-ja nuk paralajmëroi një rritje të re të normave të interesit i qetësoi disi tregjet dhe normat e interesit në Eurozonë, kryesisht treguesi i Euriborit, janë paraqitur më të qëndrueshme pas vendimit të fundit.

 

 

Zhvillimet negative në tregjet financiare në javët e fundit dhe sidomos rënia e SVB Bank në SHBA i kanë vendosur bankat qendrore përballë sfidës për të gjetur një balancë të arsyeshme mes objektivave madhorë të shënjestrimit të inflacionit dhe ruajtjes së stabilitetit financiar.

 

Norma bazë e interesit për lekun qëndron në nivelin 2.75% që prej muajit nëntor 2022, ndërsa në vazhdim Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur ta stopojë procesin e normalizimi të normave të interesit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img