-15 C
Sterling Heights
20/01/2026, 1:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bardhi denoncon ndërprerjen e mësimit nga Belinda Balluku për aktivitete politike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBardhi denoncon ndërprerjen e mësimit nga Belinda Balluku për aktivitete politike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për ndërprerjen e mësimit të maturantëve në qytetin e Fierit, për të marrë pjesë në një aktivitet politik të organizuar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar këtë veprim si një “krim” dhe ka kërkuar ndërhyrjen e SPAK për të hetuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.

“Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme, Belinda Balluku ka shpërndarë në Facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin dhe të shoqërojnë nxënësit në panair,”

Sipas denoncimit të publikuar nga Bardhi, mësuesit dhe nxënësit janë detyruar të braktisin orët e mësimit për të marrë pjesë në një panair pune të organizuar nga Balluku. Ai ka theksuar se ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe etikën profesionale, duke e cilësuar si një keqpërdorim të hapur të arsimit për qëllime politike.

Bardhi ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, duke theksuar se ndërprerja e mësimit për aktivitete politike dëmton integritetin e sistemit arsimor dhe të drejtën e nxënësve për arsimim cilësor.

Foto nga Ballkanweb


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img