-1.7 C
Sterling Heights
06/12/2025, 10:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BE do të kthejë më shumë azilkërkues dhe emigrantë të paligjshëm në vendet e tyre të orgjinës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBE do të kthejë më shumë azilkërkues dhe emigrantë të paligjshëm në...

 

 

Ministrat e emigracionit të vendeve të BE-së diskutuan reth mundësisë për të aplikuar më shumë shtrëngime si dhe më shumë koordinim me tyre, në lidhje me emigracionin e paregullt, dhe mundësisë për ti kthyer në vendet e tyre të orgjinës një kategori të caktuar të emigrantëve të paligjshëm.

 

Tre vjet nga vendimi për të aplikuar kufizimet e udhëtimit dhe vizave ndaj vendeve që nuk marrin masa per të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe për të marrë mbrapa shtetasit e tyre, vetëm Gambia është ndëshkuar. Komisioni Europian propozoi që masa të tilla të mereshin edhe për vende të tjera si, Irak, Senegal, Bangladesh. Niveli i kthimeve të emigrantëve të paligjshëm në vendet e orgjinës është ne 21%, megjithëse nga zyrtarët kjo shifër konsiderohet ulet.

 

Vendosja e një sistemi efikas dhe të përbashkët në nivel Unioni është një shtyllë e mirëfunksionimit dhe kredibilitetit te sistemit te migrimit. Rreth 160.000 refugjatë kaluan në BE në vitin 2022, nga vendet e Afrikës, Lindjes së mesme dhe Azisë. Ndërsa në territorin e BE ndodhen aktualisht rreth 8 milionë  Ukrainas, të larguar nga lufta.

 

Brenda Unionit ka bashkepunim dhe koordinim të dobët per ti kthyer këta emigrantë në vendet e tyre të orgjinës. Ende nuk nje unanimitet për të ndeshkuar vende të tjera në lidhje me ceshtjen e emigracionit të palighshëm.

 

Ndersa vende në kërkim të forcës së lirë punëtore, si Gjermania, kërkojnë të lehtësojnë procedurat e emigracionit të ligjshëm.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img