-1.8 C
Sterling Heights
11/01/2026, 21:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BE-ja mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në veri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBE-ja mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit për rrymën në veri

Bashkimi Evropian ka mirëpritur nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë Elektrosever.

BE me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të udhërrëfyesit për energjinë

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të plotë të udhërrëfyesit për energjinë, për të cilën u ra dakord në qershor 2022 në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, duke mundësuar zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë të 2013 dhe 2015”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Lidhja e kësaj kontrate nënkupton që Elektrosever do të fillojë furnizimin me energji elektrike për katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Kjo do t’i jep fund praktikës aktuale të parregulluar”, ka shtuar ai.

BE-ja ka lavdëruar të gjithë të përfshirët që e bënë të mundur dhe “pret që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me shpejtësi zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, si dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të dialogut në interes të normalizimit të marrëdhënieve”.

Ndërrkaq, KEDS nëpërmjet një reagimi për media ka thënë se ky proces i zgjatur ka qenë shumë delikat dhe sfidues për tërë sistemin energjetik në Kosovë.

Ndaj, ata janë shprehur të kënaqur që “kemi arritur këtë moment historik”.

“KEDS njofton se është nënshkruar kontrata me Elektrosever, e cila ka për qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Tani, KEDS ka thënë se pret bashkëpunimin me Elektroseverin, “i cili do të jetë sukses kyç për shërbimet e shpërndarjes dhe investimeve në komunat e lartpërmendura”. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img