-2.9 C
Sterling Heights
05/12/2025, 19:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Bedela, mallkim i këtij vendi”, Noka për fyerjet e Ramës ndaj opozitës: Përdori vulgun për të hequr vëmendjen nga afera e portit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Bedela, mallkim i këtij vendi”, Noka për fyerjet e Ramës ndaj opozitës:...

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Neës24 ka folur mbi deklaratat e fundit të kryeministrit Rama në kuvend ku ai iu drejtua opozitës me një sërë termash që u cilësuan tejet ofendues nga ta.

Noka deklaroi se Rama përdori vulgun për të hequr vëmendjen nga ajo që e cilësoi si mega-afera e portit të Durrësit e cila sipas tij do bëjë bashkë Ramën me Lukashenkon dhe Vuçiçin përmes palëve të tjera.

 

“Dje në mëngjes nuk isha, kur kam vajtur pasdite vonë mora vesh gjuhën e rëndë vulgare që kryeminsitri kishte përdorur, ajo tregon 2 aspekte. Njëra anë ëhstë qëajo lloj gjuhe tregon që nuk ka argument dhe nuk mund të justifikojë pse ky buxhet sipas tij I dyfishuar nuk prek fare shoqërinë shqiptare përveç se do thellojë krizën. E dyta nëpërmjet vulgut, ëhstë mjeshtër i ëktyre skenareve, u mundua të intimidojë opozitën që të mos i kërkonin llogari për mega-aferën e portit të Durrësit që futi me procedurë të shpejtuar.

 

Ky vulg tregon edhe një aspekt tjetër, Rama është në siklet të madh, ky është dëshpërim, nuk ishte ironi, tregoi shqetësim, po I rrëshqet dheu nën këmbë. Ai jeton me sondazhet, e di që mbështetja në shoqëri është në pikën më të dobët që nga viti 1992. Ky është kryeministri I vërtetë, ky është Edi Rama. Pavarësisht kamuflimeve e makijazheve që bën, herë pas here del nëorigjinal. Ai ka bërë sondazhet dhe I del që është në një rrokullamë të pakthyeshme, e dyta ëbri gjithçka që të artikulojë vulg që shoëqria të merret me atë dhe jo me thelbin ëq është mega-afera miliardëshe e portit të Durrësit. Këto janë dy vjedhjet që do ngelin në histori, afera e Durrësit ndryshe nga iceneratorët ndryshon se ëhstë në kulmin e luftës në Ukrainë, ku i jepet aleatit të Lukashenkos dhe i cili u jep të drejtën vëllezërvë Karriç që janë sponsorizuesit ëq mbajnë gjallë Vuçiçin politikisht, në këtë aferë është përfshirë, Lukashenko, Vuçiç dhe Rama, kjo është në kurriz të shqiptarëve. Pa tender të hapur, pse nuk bëhen publikë emrat e kompanisë që fshihet atje?  Duhet që aletat tanë të dnërhyjnë, duhet detyrimisht, ambasadorët e vendeve të NATO-s duhet të jenë të vëmendshëm. Këtu ka elancë me aleatin e Putinit. Le t’I kërkojë rublat te ai që ia mbylli vetë. KJo është hapur fare, pse pa garë të hapur, pse pa taksa, pse me aq urgjencë gjatë zhurmës së buxhetit”, deklaroi Noka.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img