-3.7 C
Sterling Heights
14/01/2026, 17:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Bëre gafë hape gojën të griva!” Mikela “kërcënohet” në dhomën e rrëfimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz“Bëre gafë hape gojën të griva!” Mikela “kërcënohet” në dhomën e rrëfimit

Luiz kujdes mikrofonin”, “Banorë futuni brenda shtëpisë”, janë fjalitë më të shpeshta që kemi dëgjuar këto ditët e fundit në “Big Brother Vip”.

Duket sikur pasi futen në dhomën e rrëfimit, banorët e “BBV” ndryshojnë plotësisht duke u stepur në fjalët e tyre.

Së fundmi është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në atë moment në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.

Tekstualisht Mikela është shprehur: “Bëre gafë hape gojën të griva.”

Nuk përjashtohej sigurisht mundësia që këtë frazë Mikela ta ketë thënë me shaka, aq sa nuk përjashtohet edhe fakti që po e shohim vetë që sa banorët bëhen gati të thonë diçka që nuk i leverdis produksionit ata ose thirren në dhomën e rrëfimit ose iu tërhiqet vëmendje me mikrofonin.

Kujtojmë që produksioni i “Big Brother Vip” të martën mbrëma bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën./vip-magazine

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img