-6.9 C
Sterling Heights
22/01/2026, 23:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha: PD votoi pro për SHBA, por eksponoi “fytyrën e vërtetë të Ramës” për Bordin e Paqes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBerisha: PD votoi pro për SHBA, por eksponoi “fytyrën e vërtetë të...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi në emisionin televiziv Opinion vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të votuar në parim pjesëmarrjen e vendit në nismën e quajtur “Bordi i Paqes” për Gazën, një iniciativë të promovuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Marrëveshja u miratua në parlament dhe është pjesë e vendimit që do t’i japë kryeministrit Edi Rama mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë forum ndërkombëtar për paqen. 

Berisha tha se Partia Demokratike votoi pro dokumentit në parim jo për të miratuar çdo pikë të tij, por për të treguar partneritetin me Shtetet e Bashkuara në çështjet e sigurisë, një praktikë që sipas tij, opozita e ka ndjekur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. 

“Ne nuk e votuam dokumentin nen për nen, votuam në parim. Gjatë gjithë kohës në pushtet, porosia e përfaqësuesve të Shqipërisë ka qenë të votojmë si Shtetet e Bashkuara për çështje sigurie,” – tha Berisha në ekran. 

“Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen ne votuam në parim. I thamë Ramës ti nxin, turpëron ishte ulur krah lubisë, ajo do të marrë ne vete ty ia thamë aty. Ne e bëmë të qartë se çfarë përfaqëson Rama. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë. Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesë, ftesa u dërgohet vendeve.

Pse e firmosi harmi i shtetit autorizimin? Në vlerësimin tim, një nga meritat të jashtëzakonshme ka qenë Gaza, Trump e ndërpreu luftën. Administrata tjetër asgjë, vetëm fjalë. Trump dhe një kontribut të jasahtë zakonshëm për paqen. Si mund të ketë solemnitet me hajdutët, është qesharake”,-tha Berisha.

Megjithatë, ai kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se me këtë proces ai “turpëron Shqipërinë” dhe se PD i ka treguar botës “fytyrën e vërtetë” të kryeministrit përmes këtij votimi. Sipas tij, Rama dhe lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kanë personalizuar ftesën, ndërsa ftesa është drejtuar vendeve dhe jo personave individualë. 

Berisha gjithashtu vlerësoi rolin e administratës së Presidentit Trump në arritjen e paqes në Gazë, duke thënë se, sipas tij, Trump ka ndihmuar në ndërprerjen e konfliktit, ndërsa administratat e tjera në Uashington, në shprehjen e tij, kanë ofruar vetëm “fjalë dhe vizita” pa efekte konkrete. 

Ky qëndrim i Berishës erdhi në një kohë kur parlamenti shqiptar miratoi votimin në parim të procedurës për ratifikim, ndërsa debatet proceduriale dhe kundërshtimet e opozitës gjatë seancës u raportuan edhe për çështje të tjera të ligjshmërisë së procesit. 

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img