-12.3 C
Sterling Heights
20/01/2026, 0:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha Premton 5 Vite Pa Taksë për Shqiptarët që Investojnë në Atdhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBerisha Premton 5 Vite Pa Taksë për Shqiptarët që Investojnë në Atdhe

Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shpallur një nismë të re që synon të inkurajojë kthimin e emigrantëve shqiptarë dhe investimin e tyre në Shqipëri. Gjatë një takimi me diasporën ne Napoli, Berisha premtoi se çdo shqiptar që do të kthehet për të investuar në vend do të përfitojë nga një periudhë pesëvjeçare pa asnjë taksë. Kjo masë është pjesë e një plani më të gjerë për të luftuar depopullimin dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Berisha theksoi se kjo politikë synon të krijojë kushte të favorshme për ata që dëshirojnë të hapin biznese dhe të kontribuojnë në ekonominë shqiptare. Ai gjithashtu premtoi mbështetje shtesë përmes kredive të buta dhe granteve për ata që vendosin të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. “Kjo është një mundësi për të rikthyer qindra mijëra shqiptarë që kanë lënë vendin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë,” deklaroi ai.

Me poshte po sjellim një fragment nga fjalimi i Sali Berishës:

Imagjinoni për një moment qindra mijëra nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, SHBA, të vendosin që ato kursime që kanë, që ato mësime që kanë marrë me ortakët e tyre italianë, grekë, gjermanë, francezë, anglezë apo amerikanë, të vijnë dhe t’i investojnë në Shqipëri.

Të vijnë dhe të prodhojnë në Shqipëri.

A nuk do lartësohej Shqipëria si me Levën e Arkimedit?

Në këtë drejtim ju keni një rol vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore.

5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, klima më miqësore në Europë për biznesin.

Pak vite më parë, miku i madh i kombit shqiptar, italiani dhe evropiani i madh, Silvio Berlusconi do citonte në një konventë të Forza Italia, sistemin fiskal të Shqipërisë si model.

Unë e garantoj mikun tim atje ku është, garantoj ju, garantoj çdo biznesmen italian dhe të çdo vendi tjetër, se Shqipëria do ketë klimën më tërheqëse të biznesit.

Se taksa 10 përqind, që është taksa e lashtësisë, është taksa e drejtësisë, do jetë taksa kryesore në Shqipëri.

Se energjia do jetë më lirë se në çdo vend tjetër të Europës.

Se burokracia do jetë më e pakët se kudo tjetër.

Shqipëria do jetë vendi më tërheqës investimeve tuaja, i investimeve të huaja, i investimeve të shqiptarëve.

Made in Albania do jetë krenaria jonë.

Do bëjmë gjithçka që prodhimet tona të mbushin tregjet e vendit dhe të kalojnë në tregjet e mëdha.

Zoti e ka bërë atë tokë me prodhimet më të mira që mund të bëhen dhe ne do i ekspozojmë ato.

Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë pa pastruar shtëpinë tonë.

Pastrimi i shtëpisë është një kusht që Shqipëria të rritet, të ecë drejt madhështisë.

Ju garantoj se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata, mbyllja e fondacionit Soros.

Kjo farë e keqe duhet të shkulet nga Shqipëria se e shndërroi Shqipërinë në republikën e tij.

Garantoj shoqërinë civile se shteti do mbështesë fuqishëm OJQ-të që nuk do marrin më instruksione perverse të Sorosit dhe sorosianëve por do mëkojnë parimet më të mira, virtytet më të mira të shqiptarëve.

Kjo nismë është pritur me interes nga diaspora, e cila shpesh ka shprehur dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e vendit, por ka hasur pengesa burokratike dhe ekonomike. Nëse zbatohet, kjo politikë mund të sjellë një ndikim pozitiv në ekonominë shqiptare dhe të ndihmojë në rikthimin e shumë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img