-10.1 C
Sterling Heights
15/01/2026, 2:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Beyonce akuzohet për rritjen e inflacionit në Suedi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteBeyonce akuzohet për rritjen e inflacionit në Suedi

Fillimi i turneut botëror të këngëtares së famshme Beyonce në Suedi muajin e kaluar startoi një shumicë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, bazuar në statistikat ekonomike të vendit.

Inflacioni në vend ra nën 10 për qind në maj, sipas statistikave zyrtare, por ishte ende më i lartë se sa pritej. Teksa ulja e çmimeve të energjisë elektrike dhe ushqimeve kontribuoi në normën më të ulët të inflacionit prej 9.7 për qind (nga 10.5 për qind në prill), statistikat e Suedisë thanë se kostot e vizitave në hotele dhe restorante u rritën.

Michael Grahn, një ekonomist në Danske Bank, beson se nisja e turneut botëror së Beyoncé në Stokholm më 10 maj mund të jetë shkaku.

“Unë nuk do ta fajësoja Beyoncé-n për inflacionin e lartë, por performanca e saj dhe kërkesa globale për ta parë të performojë në Suedi me sa duket i shtuan pak”, tha ai për BBC.

Sipas zyrtarit për shtyp të agjencisë, Birgitta Palmér, vizitorët nga SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe përbënin numrin më të madh të rezervimeve në qytet në maj, duke përfituar me sa duket nga çmimet më të ulëta të biletave suedeze.

 

 

 

Foto nga Daily Express, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img