Studimi se 70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyren, por flenë në kuzhinën e shtëpisë së prindërve u diskutua sot në “Ftesë në 5”.
Debati në studio mori tone të zjarrta me të ftuarit e në bisedë u përfshi edhe Bieta Sulo. Ajo tregoi se e vogël, ka jetuar në një shtëpi bashkë me gjyshen.
Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe në atë kohë kishim edhe gjyshen në shtëpi. Jetonim vetë i pestë në një shtëpi dhomë e kuzhinë. Tani kanë kaluar kaq shumë vjet dhe situate duket se s’ ka ndryshuar në Shqipëri. Ju duket mirë kjo situatë?”, ishte kjo pyetja që nxiti më tej debatin./albeu


