Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë u zhvillua me sukses aktiviteti “Mision Biznesi”, një iniciativë që nxjerr në pah frymën e fortë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve të biznesit të dy vendeve.
Ky aktivitet u organizua me nismën e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Ai ofroi një platformë të rëndësishme për nxitjen e partneriteteve të reja dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke vlerësuar potencialin e madh të biznesit shqiptar për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta.

Në këtë kontekst, Ambasadori Malaj falenderoi:
• Odën Ekonomike të Kosovës dhe Kryetarin Lulzim Rafuna për iniciativën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer;
• Laura Plakun dhe stafin e AIDA-s për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar;
• të gjitha bizneset pjesëmarrëse për praninë dhe përkushtimin;
• Zëvendësministren e Ekonomisë Blerta Rama dhe përfaqësuesit e institucioneve për gatishmërinë për të adresuar sfidat e komunitetit të biznesit;
• stafin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për koordinimin e suksesshëm të aktivitetit.
Takimet e tilla janë një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke kontribuar në rritjen e mundësive të biznesit dhe integrimin ekonomik rajonal.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


