25.8 C
Sterling Heights
02/07/2024, 19:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Borrell i vlerëson si më të vështirat diskutimet e raundit të fundit me Kurtin e Vuçiq

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBorrell i vlerëson si më të vështirat diskutimet e raundit të fundit...

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropain për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili është në fund të mandatit të tij, në një shkrim autorial lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se normalizimi i raporteve ndërmjet këtyre dy shteteve është në qendër të angazhimit të BE-së.

Ai duke folur për takimin e javës së kaluar i cili rezultoi pa një takim tre palësh, ka thënë se diskutimet ishin më të vështirat të zhvilluara ndonjë herë.

“Diskutimet ishin të vështira si kurrë më parë dhe në fund nuk pati as një takim kokë më kokë mes Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi që të kaloja një sërë parakushtesh. Aktualisht qëndrimet e dy partive mbeten shumë larg njëri-tjetrit . Megjithatë, puna do të vazhdojë: Kryenegociatorët e Palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të përpunuar hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes”, ka shkruar Borrell

Borrell, ka thënë se ky proces nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka vullnet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Është e domosdoshme të zhbllokohet një e ardhme evropiane për të dy, dhe të forcohet siguria dhe stabiliteti në rajon”, ka shkruar Borrell në portalin EEAS.

Ai duke folur për sfidat e dialogut ka thënë se kur e morën ky proces ishte pothuajse i vdekur dhe si sukses ka përmendur marrëveshjet e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Borrell ka përmedur edhe trazirat në veri në majin e vitit 2023 dhe sulmin në Banjskë si situata sfiduese e të rrezikshme.

“Momentet më të rrezikshme ndodhën në maj të vitit 2023, kur protestat në veri të Kosovës u shndërruan në të dhunshme duke lënë të plagosur më shumë se 90 paqeruajtës të KFOR-it. Dhe më pas më 24 shtator 2023, kur më erdhi lajmi gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se një inkursion i armatosur në të njëjtin rajon kishte rezultuar në vrasjen e një oficeri të policisë së Kosovës dhe zbulimin e një përmasash tronditëse të shkallës ushtarake, municioni”, ka shkruar ai.

Borrell në postin e tij do të zëvendësohet nga kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img