Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Në një deklarim për media, Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë darkoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
“Kemi pasur një ditë të gjatë. Synimi i sotëm ishte që Serbia dhe Kosova të pajtoheshin mbi atë se si do ta zbatonin marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel. Kjo do të thotë hapa praktikë mbi atë se çka duhet të bëhet dhe si”.


