3.6 C
Sterling Heights
14/01/2026, 4:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Borrell mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBorrell mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mirëpritur vendimet e Kosovës dhe Serbisë për t’i njohur targat e veturave të njëra-tjetrës dhe për ta shfuqizuar tërësisht regjimin e letrave ngjitëse.

Borrell ka thënë se ky vendim është hap pozitiv drejt zbatimit të Marrëveshjes së normalizimit mes dy vendeve. Po ashtu në komunikatë, Borrell ka thënë se është dëshmi se është e mundur arritja e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë që formalisht t’i njohin targat e veturave të njëra-tjetrës dhe plotësisht ta shfuqizojnë regjimin e letrave ngjitëse. Vendimi është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të zotimeve të kaluara nga Dialogu të lidhura me lirinë e lëvizjes. Dëshmon se është e mundur arritja e përparimit në avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimisht të punës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo po ashtu përbën një hap në drejtimin e duhur drejt integrimit më të mirë rajonal dhe Evropian të Ballkanit Perëndimor, nga çfarë përfundimisht përfitojnë qytetarët e rajonit”, thuhet në deklaratën e Borrellit.

Serbia në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim që nga 1 janari i vitit 2024 të lejohet hyrja e veturave me targa RKS, pa pasur nevojë të vendosen letra ngjitëse.

Ndërkohë më 4 janar edhe Qeveria e Kosovës mori vendim që të hiqen letrat ngjitëse nga targat e Serbisë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img