14.3 C
Sterling Heights
18/10/2025, 9:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Braktis” Italinë, vendos të jetojë në Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaJetë & Stil“Braktis” Italinë, vendos të jetojë në Durrës.

Këngëtarja Viola Valentino qëndron në zonën e plazhit, e kënaqur me qytetin dhe njerëzit

Jo vetëm për pushime apo biznes. Italianët po e zgjedhin Durrësin edhe për të jetuar. Këngëtarja Viola Valentiono ka lënë shtetin fqinj dhe është vendosur në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar. Ajo thotë se ka qenë vetëm një herë më parë në Durrës ndërsa tregon edhe arsyet pse zgjodhi të jetojë në vendin tonë.

“Vendosa të jetoj këtu sepse bashkëshorti im është i dashuruar me këtë vend. Nuk e njihja mirë kisha ardhur njëher, por jo kaq gjatë. Ndihesh mirë kjo është e rëndësishme. Njerëzit janë të këndshëm dhe pozitivë. Është edhe deti një nga gjërat më të bukura në botë. Kështu erdhi zgjedhja pastaj natyra këtu flet vetë.”

E ka nisur karrierën si modele e më pas iu përkushtua muzikës. Thotë se nuk do të heqë dorë nga pasioni i saj.

“Do të vazhdoj aktivitetin saktësisht si në Itali. Koncerte, televizione nëpër botë, takime dhe shumë njerëz që më duan. Do të përpiqem të bëj më të mirën dhe të shfrytëzoj kohën. Do të ofroj krijime të ndryshme që tërheqin vëmendjen për të më njohur dhe për të më vlerëzuar akoma më shumë.”

Viola tregon edhe përhstypjet e miqve dhe të afërmve kur mësuan se ajo do të zhvendosej në Shqipëri për të jetuar.

“Miqtë janë të ndarë, pro edhe kundër. Ka prej tyre që nuk do ta linin kurrë Italinë apo Shqipërinë. Ka të tjerë që janë gjithmonë në lëvizje. Unë jam e lirë. Nëse gjatë këtij udhëtimi në botë gjen një vend mikëpritës ku njerëzit janë të mirë dhe pozitivë ndihesh akoma më mirë. Ndërton një strehë nga e para. Kjo është ajo që po bëjmë unë dhe bashkëshorti im.

Qyteti i Durrësit në vitin 2023 u zgjodh nga shumë turistë të huaj për pushime. Nje pjesë e konsiderueshme janë shtetas italianë.

Klan News

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img