
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqiperisë në bashkëpunim me Solidarity Center organizuan seminarin me temë “Siguria dhe Shëndeti në Punë në Portet në Shqipëri”. Ky seminar u organizua për përmirësimin e kushteve dhe shëndetit në punë me fokus të veçantë punëtorët e kontenierëve të porteve. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i BSPSH Z. Gëzim Kalaja theksoi rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë, jo vetëm si një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, por edhe si një detyrim ligjor për garantimin e jetës së çdo punëtori. Nga ana e tij, zoti Brandon Muhedini përfaqësues nga Solidarity Center shprehu angazhimin e mëtejshëm të Qendrës për sektorë të ndryshëm, trajnime që do vazhdojnë për permiresimin e dhe ndërgjegjësimin e kushteve të punës. Seminari vazhdoi punimet me Referimin e Ekspertes, Znj. Frosina Gjino , e cila bëri një analizë të thellë legjislative rër kushtet e punës në sektorin e kontenierëve.

Në këtë seminar të rëndësishëm mori pjesë dhe Sindikata e Detarëve të Turqisë – Türk Deniz-İş përfaqësuar nga Presidenti z. Irfan Mete , si dhe znj. Dilara Kurnaz. U nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit midis Presidentit të BSPSH z.Gëzim Kalaja dhe Presidentit të TDS të Turqisë z.Irfan Mete. Morën pjesë në takim , znj. Arjola Alika Zv- Presidente e BSPSH e cila moderoi dhe seminarin, znj. Eni Bushi,. Z. Jonuz Xhetani – Zv. President i SPMSH, z. Julian Kazazi – Presidenti I SPAMK , z.Rrem Dajti – Kryetar për Minerat e Tiranës, si dhe 20 përfaqësues nga Portet , anëtarë të Sindikatës.


