-6.1 C
Sterling Heights
09/02/2026, 19:38
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Budallallëk botëror” apo mbrojtje politike? Rama dhe saga e pezullimit të Ballukut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Budallallëk botëror” apo mbrojtje politike? Rama dhe saga e pezullimit të Ballukut

Në podkastin e tij të radhës, Kryeministri Edi Rama vendosi sërish të marrë rolin e narratorit të madh të “luftës për drejtësi”, duke e quajtur pezullimin e ministres Belinda Balluku një “budallallëk botëror”. Me referenca letrare nga Servantesi dhe me metafora të shumta politike, Rama u përpoq ta paraqesë veten dhe qeverinë si viktimat e një sistemi të paqartë dhe të padrejtë, ku, sipas tij, Gjykata Kushtetuese “u mbyt me një lugë ujë”.

Në vend që të fliste qartë për përgjegjësi institucionale dhe transparencë, kryeministri zgjodhi një gjuhë të mbushur me ironi dhe dramatizëm, duke e kthyer çështjen në një betejë personale dhe politike. Ai e portretizoi veten si garantin e vetëm të shtetit ligjor dhe të rrugës europiane, duke lënë të kuptohet se pa të dhe shumicën qeverisëse, drejtësia nuk mund të funksionojë. Një mesazh që për shumë qytetarë tingëllon më shumë si propagandë sesa si reflektim serioz.

Ndërkohë, në një vend ku qytetarët kërkojnë drejtësi të barabartë për të gjithë, mbrojtja e vazhdueshme e figurave të pushtetit ngre pikëpyetje të forta. Kur çdo problem shpjegohet si “keqkuptim”, “budallallëk” apo “turbullirë politike”, atëherë përgjegjësia humbet dhe besimi në institucione dobësohet. Dhe kështu, “lufta për drejtësi” mbetet më shumë një slogan podcastesh sesa një realitet i prekshëm për shqiptarët.

Ja nje pjese nga postimi i sotem:

“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku, fatkeqësisht, na mban ende sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë. Është një vendim shumë i thjeshtë, sepse mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës, apo të gjithë vendet e botës bashkë, dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme.

Ky është shembulli i parë i një budallallëku botëror, sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre, që Servantes, në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës, i quan arsyet e mosarsyes. Me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje, vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë

Mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi. Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% ‘Made in Albania’ e drejtësisë së re dhe ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete, por me një parim të panegociueshëm të demokracisë, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të Parlamentit nga pushteti gjyqësor.

30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, sepse të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç, nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcaktojnë si kushte të domosdoshme për arrestin, i futi në një thes.

Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot: mua dhe këtë shumicë qeverisëse.”

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img