31.2 C
Sterling Heights
08/07/2024, 23:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Çaloi në përmbushjen e programit legjislativ, Qeveria: Kemi miratuar numër rekord të projektligjeve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetÇaloi në përmbushjen e programit legjislativ, Qeveria: Kemi miratuar numër rekord të...

Pavarësisht se për 6 muajt e parë të vitit 2024 u miratuan vetëm 8 nga 54 projektligjet e planifikuara, Qeveria Kurti ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së saj ka numër rekord të projektligjeve të miratuara.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ditë më parë publikoi një raport përmes së cilit vlerësoi se Qeveria ka çaluar në përmbushjen e programit legjislativ. Nga ky institut thanë se ekzekutivi ka hartuar program ambicioz, por s’ka arritur ta përcjellë me efikasitet në parim.

Në një përgjigje për KOHËN për këtë çështje, në Qeverinë e Kosovës i kanë vënë faj “vonesave eventuale” edhe “faktorëve të jashtëm” e “nevojës për hartim cilësor”.

“Në Agjendën Legjislative të Qeverisë ka shumë ligje sepse ka nevojë për ndryshime ligjore dhe reforma ligjore në pothuajse çdo fushë. Ajo paraqet një analizë gjithëpërfshirëse në të cilën ne i kemi identifikuar gati se të gjitha ndërhyrjen e nevojshme në infrastrukturën tonë të plotë ligjore gjatë këtij mandati. Në të njëjtën kohë, ajo shërben edhe si trashëgimi dhe kontributin për çdo qeveri. Pavarësisht vonesave eventuale që nganjëherë kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm por edhe nevojë për hartim cilësor të tyre, deri më tani gjatë qeverisjes sonë kemi numër rekord të projektligjeve të miratuara në qeveri, gjithsej 264 sosh, që paraqet numrin më të lartë të projektligjeve të miratuara se çdo qeveri tjetër pararendëse”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Përveç Ministrisë së Financave, asaj të Drejtësisë, të Punëve të Brendshme dhe të Mjedisit që miratuan 1 deri në 3 projektligje, të tjerat nuk e kanë asnjë nismë ligjore të miratuar në Qeveri brenda planifikimeve 6-mujore.

Jashtë planifikimit Qeveria ka miratuar dy projektligje të 6-mujorit të dytë dhe 10 marrëveshje ndërkombëtare që nuk ishin pjesë e programit.

E, në një hulumtim të publikuar këtë javë nga IKD-ja janë identifikuar edhe mangësi të tjera thelbësore në qasjen e Qeverisë ndaj planifikimit legjislativ.“Për të tretin vit radhazi Qeveria dështoi të miratojë programin legjislativ në fillim të janarit, duke e miratuar më një muaj vonesë. Kjo vonesë ka cenuar procesin e planifikimit dhe ka krijuar pasiguri për publikun, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe institucionet përkatëse. Pas miratimit të vonuar, programi legjislativ shpesh është ndryshuar, duke treguar mungesën e një strategjie të qartë dhe të qëndrueshme. Programi për këtë vit iu nënshtrua ndryshimeve në shkurt”, thuhet në raportin e IKD-së.

Tjetër çështje shqetësuese, sipas IKD-së, është mospërfshirja në programin legjislativ e projektligjeve që rrjedhin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Planit Kombëtar për Zhvillim dhe Programit Qeverisës 2021-2025. Ky institut ka vlerësuar se mospërfshirja e tyre reflekton mungesë përkushtimi ndaj reformave strukturore dhe prioriteteve të Qeverisë.

“Kjo mangësi e përsëritur tregon paaftësi në zbatimin e politikave publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e qeverisjes dhe aftësinë për të adresuar nevojat e qytetarëve. Për më tepër, kjo neglizhencë mund të shkelë standardet demokratike dhe të zbehë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore”, thuhet në vlerësimin që IKD-ja ka bërë për punën e Qeverisë në 6 muajt e parë të vitit.

Sipas IKD-së, edhe në kuadër të zotimeve në Programin Qeverisës 2021-2025, Qeveria Kurti ka dështuar t’i përcjellë premtimet kryesore me miratim të projektligjeve, se kur i ka miratuar ato kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se disa ligje i ka proceduar vetëm pas detyrimit nga Gjykata Kushtetuese.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img