
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi i dorëzoi sot ‘Çelësin e qytetit’ në shenjë mirënjohje ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Golemi falënderoi ambasadoren Kim për mbështetjen e vazhdueshme dhe promovimin që i ka bërë veçanërisht Gjirokastrës e vlerave të saj si një qytet unik, që ka hyrë tashmë edhe në hartën e destinacioneve të preferuara turistike për amerikanët.
“Ambasadorja Kim do të jetë e mirëpritur si në shtëpinë e saj”, tha Golemi.
Gjatë ditës së djeshme ambasadorja Kim vizitoi gjithashtu bashkitë Skrapar dhe Libohovë.
Gjatë udhëtimit, ajo u ndal te Kanionet e Osumit dhe Kalasë së Libohovës. Kim vizitoi gjithashtu Muzeun Etnografik dhe të Luftës në Çorovodë dhe u takua me banorët vendas në të dy rajonet.


