Nëse vazhdimisht nuk flini mjaftueshëm ose nuk bëni gjumë të mirë dhe zgjoheni herët, mund të vijnë disa efekte anësore mjaft shqetësuese.
Eksperti i kësaj çështjeje, James Leinhardt thotë se ekziston një keqkuptim i zakonshëm që duhet të bëjmë tetë orë ‘magjike’ gjumë, nuk është kështu, shkruan Metro.co.uk.
“Për shumicën e njerëzve, tetë orë janë joreale… as një në pesë njerëz nuk arrin të bëjë 8 orë gjumë. Gjëja kryesore në të cilën duhet të përqendroheni është cilësia e gjumit dhe jo sasia”, thotë Leinhardt.

“Nëse jeni duke bërë gjumë të mirë gjatë natës, nuk duhet të ketë rëndësi nëse zgjoheni në orën 6 të mëngjesit apo po bëni tetë orët e plota çdo natë”, theksoi ai.


