-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Cfarë të bëni kundër letargjisë së pranverës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteCfarë të bëni kundër letargjisë së pranverës

Nëse jeni ndierë të lodhur gjatë këtij sezoni dhe keni pasur nevojën të shtriheni tërë kohës, atëhere ju e dini cfarë është letargjia e gjumit. Kjo stinë na vendos në një dembelizëm të madh përsa i përket punës.

Sipas specialistëve kjo ndodh pasi organizmi po përshtatet me ndryshimet e motit dhe orët gjithnjë e më të gjata të ditës. Ritmi i trupit ndryshon dhe rritja e sasisë së dritës së diellit shkakton ndryshime hormonale në trup. Por si mund ta ndihmoni veten gjatë kësaj periudhe?

Qëndroni jashtë dhe rreth e rrotull në ambientet e jashtme. Pasi rrezet e diellit janë të mira për humorin . Përdorni orët e mëngjesit për një xhiro me ecje ose vrapim dhe shkoni me biçikletë për në punë në vend që të merrni makinën.
Dilni në ajër të pastër sa më shpesh që të jetë e mundur, nën efektin e dritës së ditës, trupi sintetizon hormonin e ngritjes së humorit, serotoninën , e njohur gjithashtu si hormoni i lumturisë si dhe pengon prodhimin e melatoninës që është hormoni i gjumit.

Bëni një dush të alternuar. Një dush i tillë i alternuar i nxehtë dhe i ftohtë në mëngjes stimulon qarkullimin dhe siguron një rrjedhje të mirë të gjakut në lëkurë. Është mirë që gjithmonë ta përfundoni dushin me ujë të ftohtë.

Kushtojini vëmendje ushqimit që ju hani. Përqendrohuni të hani ushqim të freskët dhe të shëndetshëm. Trupi ka nevojë për këto lëndë ushqyese për shumë procese metabolike që aktivizohen më fort në pranverë.
Ngrënia e një diete të lehtë të ndarë në disa porcione të vogla në ditë e bën më të lehtë tretjen e trupit dhe ndihmon organizmin të arrijë përsëri shpejtësinë maksimale më shpejt. Ju mund ta pasuroni dietën tuaj me sallata, fruta dhe perime.

 

 

Foto nga Medi.de.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img