-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 12:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Cfarë të bëni për dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteCfarë të bëni për dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

Gjëja më e tmerrshme që mund t’ju ndodhi gjatë kohës që përpiqeni të flini gjumë është të ndieni një dhimbje të bezdisur dhëmbi. Kjo do të ju pengojë të flini dhe ju e dini se orari është tepërt i vonë për të lënë një takim me dentistin.

Këto janë disa këshilla si ta bëni dhimbjen të qetësohet derisa të shkoni për një vizitë te dentisti.

  1. Përdorni një kompresë të ftohtë
    Mbështilleni një pako akulli me një peshqir ose leckë të pastër dhe mbajeni në anën e fytyrës për rreth dhjetë minuta. Më pas, prisni edhe dhjetë minuta përpara se ta aplikoni përsëri. Përsëritja e këtij procesi deri në një orë mund të mpijë dhimbjen tuaj, duke frenuar gjithashtu çdo ënjtje.
  2. Ngrini kokën
    Provoni të flini me kokën të mbështetur në disa jastëkë. Ngritja e kokës më lart se pjesa tjetër e trupit do të parandalojë grumbullimin e gjakut në kokë dhe gojë. Si rezultat, përmirëson qarkullimin, zvogëlon ënjtjen dhe lehtëson disa dhimbje.
  3. Derisa të mund të shihni dentistin tuaj, shmangni ushqimet dhe pijet që mund të përkeqësojnë dhimbjen tuaj të dhëmbit, si ato që janë veçanërisht të ftohta, të nxehta ose acidike. Në varësi të shkakut të dhimbjes së dhëmbit, përtypja me dhëmbin në fjalë mund të shkaktojë edhe më shumë dëmtime, prandaj është mirë që tani për tani të shmangni presionin mbi të.
  4. Nëse keni një gargarë që përmban një dezinfektues (ose, më mirë akoma, një agjent mpirës), tani do të ishte koha për ta përdorur atë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë shpërndani gjysmë lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shpëlajeni me tretësirën përpara se ta pështyni. Jo vetëm që ky ilaç i thjeshtë në shtëpi bën mrekulli për lehtësimin e dhimbjeve, por gjithashtu pakëson inflamacionin dhe lufton bakteret.

Foto nga Teeth Talk Girl, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img