-1.4 C
Sterling Heights
26/12/2025, 1:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Çitaku e PDK-së, mesazh për LVV-në: Nëse jeni të kënaqur me sondazh eja të shkojmë në zgjedhje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetÇitaku e PDK-së, mesazh për LVV-në: Nëse jeni të kënaqur me sondazh...

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me sondazhin e fundit, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje del me 49.5 përqind, PDK me 17.1 derisa LDK-ja renditej e treta me 16 përqind.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që nëse janë të kënaqur me sondazhin, le të shkojnë në zgjedhje.

Ajo madje propozoi datën 9 qershor, si datë për zgjedhje.

“VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor? PDK është gati”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Të zëshëm në reagime pas sondazhit të fundit kanë qenë edhe në taborin e Lidhjes Demokratike, që po ashtu kanë thënë se LDK do ta tregojë forcën e saj në zgjedhje. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img