-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 12:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Trazon rrjetin vajza me telefon në dorë,pikturë e vitit 1860

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteTrazon rrjetin vajza me telefon në dorë,pikturë e vitit 1860

Një pikturë e vjetër e konsideruar ndryshe si ajo e ‘udhëtimit në kohë’ e cila i përket vitit 1860, ka marë goxha vëmendje në rrjet.

Piktura, është e quajtur The Expected One, dhe është realizuar nga Ferdinand George Waldmüller rreth 150 vjet më parë.

Vepra e artit varet në ekspozitë në muzeun Neue Pinakothek në Mynih dhe duket se tregon një grua me një fustan të shekullit të 19-të që mban në dorë një objekt të zi drejtkëndëshe, që të kujton një celular të shekullit të 21-të.

Sipas galerisë, piktura njihet edhe si ‘Mëngjesi i së dielës’ dhe tregon dy personazhet të veshur me rrobat e tyre të së dielës.

Teksa djali pret ardhjen e ‘dashurisë së tij’, vajza shfaqet e zhytur në librin e saj të himneve, duke e lënë shikuesin të hamendësojë nëse ndjenjat e tij do të jenë reciproke.

Por një ekspert thotë se ajo nuk është duke mbajtur një celular , por një libër himnesh që është shumë më i përshtatshëm për kohën. Krahas tij edhe shkenctarë të tjerë kanë vënë gjithashtu në dukje disa kritika arti duke pohuar se udhëtimi në kohë nuk ka asnjë lidhje me të.

Foto marë nga New York Post, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img