1.8 C
Sterling Heights
10/01/2026, 16:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Cntraveler rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen vizituar në vitin 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetCntraveler rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen...

Cntraveler, një revistë shumë e njohur për sa i përket udhëtimeve ka renditur edhe Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar me patjetër në Evropë në vitin 2024.

Përzgjedhja e vendeve evropiane u bë në kuadër të sugjerimeve të ekspertëve që posedon revista, transmeton Telegrafi.

Kosova, sipas Cntraveler përshkruhet si një vend me male të mrekullueshme, me peizazhe e zona kodrinore dhe një vend me mikpritje të ngrohtë; një kombinim ideal për ecje shumëditore dhe me shëtitje me biçikletë, shkruan gazeta.

"Vend i përsosur për pushim fundjave" - The Guardian rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar

Artikulli thekson rrugën e ardhshme të çiklizmit Trans Dinarica, e cila pritet të hapet në vitin 2024 dhe do të lidhë destinacione të ndryshme të bukura në Kosovë. Në tekst, jepet një përshkrim i shkurtër i kësaj rruge dhe të destinacioneve të përfshira.

Teksti gjithashtu përmend ushqimin tradicional shqiptar, flijën si një pjatë që duhet provuar nga të gjithë vizitorët.

Nuk është hera e parë që Kosova përfshihet në listat e vendeve të rekomanduara për vizitë, pasi mediume të tjera, si The Guardian, kanë promovuar Kosovën si destinacionin e ardhshëm për turistët.

Për artikullin e revistës prestigjioze ka reaguar edhe i pari i qeverisë së Kosovës Albin Kurti si dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të cilët kishin shpërndarë vlerësimin e Cntraveler në rrjetin social X.

“Mezi presim t’i tregojmë botës se çfarë mund të ofrojë vendi ynë”, shkroi Kurti në postimin e tij.

 

Një reagim të ngjashëm bëri edhe Osmani, e cila u bëri thirrje të gjithëve ta vizitojnë Kosovën.

, sugjeroi edhe një mori vendesh të tjera që duhen vizituar në Evropë për vitin 2024, duke përfshirë disa qytete specifike në Spanjë, Greqi, Portugali, Norvegji, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img