Një debat i tensionuar është zhvilluar së fundmi mes banoreve Xhuli Nura dhe Mbresa në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Ato kanë qenë në oborr në mesin e disa banorëve të tjerë, ku kanë zhvilluar një bisedë me tone të larta me njëra-tjetrën.
Madje Mbresa në një moment ka përmendur termin “lavire”, duke i thënë Xhulit se nuk ka nevojë t’ia thotë si fjalë për të treguar se si vërtet e sheh në lojën e saj.
Xhuli dhe Mbresa (Foto: BBVK/YouTube)
“S’kam nevojë askujt t’i them ‘lavire’ për t’i fituar 200 mijë euro”, i ka thënë Mbresa-Xhulit mes të tjerash.
Mbresa dhe Xhuli përndryshe për një kohë të gjatë kanë ruajtur një raport të mirë me njëra-tjetrën dhe janë cilësuar nga banorët e tjerë si “aleate” në lojën e tyre, por duket se një aleancë e tillë më nuk ekziston. /Telegrafi/



