28 C
Sterling Heights
03/10/2025, 18:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Defender Europe 25” nis në Shqipëri – Kapitenja Hatixhe Çollaku, krenari shqiptaro-amerikane që frymëzon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori Suksesi“Defender Europe 25” nis në Shqipëri – Kapitenja Hatixhe Çollaku, krenari shqiptaro-amerikane...

Një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse ushtarake të dekadës së fundit në kontinentin evropian dhe afrikan, Defender Europe 25, ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri, duke vënë vendin tonë sërish në epiqendrën e bashkëpunimit strategjik mes NATO-s dhe aleatëve të saj. Kjo stërvitje ndërkombëtare, që zhvillohet në disa vende të rajonit dhe përtej tij, përfshin trupa, mjete dhe pajisje të sofistikuara ushtarake, me objektiv forcimin e ndërveprimit mes ushtrive aleate dhe rritjen e gatishmërisë për mbrojtje kolektive.

Në këtë atmosferë dinamike e mbresëlënëse, një figurë ka tërhequr vëmendjen dhe zemrat e shumëkujt – Kapitenja Hatixhe Çollaku, oficere në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me prejardhje shqiptare. Sot, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka ndarë historinë e saj duke e konsideruar si “një krenari të dyfishtë”: për Amerikën që ka në radhët e saj një oficere të tillë të përkushtuar, dhe për Shqipërinë që sheh bijën e saj të kontribuojë në mbrojtjen globale.

“Kapitenja Hatixhe Çollaku është mishërimi i lidhjes së fortë që shqiptarët kanë me aleatët tanë strategjikë. Me uniformën amerikane dhe shpirtin shqiptar, ajo është një frymëzim për brezat e rinj dhe një simbol i sakrificës, profesionalizmit dhe përkatësisë që nuk zbehet kurrë, pavarësisht kufijve,” shkroi ministri Vengu në rrjetet sociale.

Çollaku u shpreh se është pjesë e Forcave Kombëtare të New Jersey-t në Amerikë, por është me origjinë nga Peshkopia.

Kam ikur në Amerikë në vitin 1999 me familjen me lotari. Familja nuk donte që të harroja as kulturën, as gjuhën dhe jemi kthyer çdo verë për pushime këtu. Por, pasi u futa në ushtrinë amerikane kam ardhur edhe me misione në Shqipëri. Kam pasur babanë në ushtri në Shqipëri dhe më ka pas pëlqyer gjithmonë ushtria. Pasi nisa universitetin, ushtria më dha një mundësi që të paguaja shkollën katër vite dhe kur u bëra oficere qëndrova sepse më pëlqeu shumë mundësia që të falënderoja shtetin ku jetoj, por edhe vendin ku kam lindur. Pra, jam e lidhur nga të dyja anët. Fakti që më pëlqen të punoj me ushtrinë shqiptare është një ushtrim multinacional, pasi ka ushtri në çdo lloj vendi të Ballkanit, Evropës dhe kur janë këto mundësi jashtë shtetit, për mua është diçka e mirë”, tha Çollaku.

Prania e Hatixhe Çollakut në këtë stërvitje përtej aspektit ushtarak mbart edhe një mesazh të thellë simbolik: ajo dëshmon se shqiptarët kontribuojnë me dinjitet dhe forcë kudo që janë, duke ndërtuar ura mes popujve dhe forcave të mbrojtjes.

“Defender Europe 25” jo vetëm që teston kapacitetet ushtarake të vendeve pjesëmarrëse, por forcon më tej aleancat dhe përforcon sigurinë rajonale dhe globale – një kontekst në të cilin, figura si ajo e Kapitenes Çollaku vijnë si dëshmi e gjallë e vlerave të përbashkëta dhe kontributit shqiptar në paqe dhe siguri ndërkombëtare.

Në një botë që përballet me sfida të shumta, shembujt si Hatixhe Çollaku tregojnë se rrënjët nuk harrohen kurrë, dhe se krenaria kombëtare është një flamur që valvitet me forcë, kudo që jemi.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img